Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje është shtyrë për në orën 12:00, për shkak të mungesës së kuorumit.
Për shtyrjen e mbledhjes njoftoi kryetari i komisionit, Burim Ramadani.
“Do të iu njoftojmë se në orën 12:00 do të mblidhemi sërish sot, pra një orë para seancës dhe do të vazhdojmë e pikat e rendit të ditës, kemi edhe zgjedhjen e ekspertëve të jashtëm”, tha Ramadani.
Burimi: RTKLive
