Hyn ilegalisht nga Serbia, Dogana sekuestron automjetin me mallra të kontrabanduara

Hyn ilegalisht nga Serbia, Dogana sekuestron automjetin me mallra të kontrabanduara

Written by

in

Hyn ilegalisht nga Serbia, Dogana sekuestron automjetin me mallra të kontrabanduara

Dogana e Kosovës, ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra, pasi një automjet i dyshuar ishte vërejtur duke hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Kosovë.

Sipas njoftimit të Doganës, rasti është identifikuar nga Njësia e Task Forcës – Jug, gjatë aktiviteteve operative për luftimin e kontrabandës.

Pas ndalimit dhe kontrollit të automjetit, zyrtarët kanë gjetur mallra për të cilat nuk janë paraqitur dokumentet përkatëse që dëshmojnë prejardhjen dhe importin e ligjshëm.

“Janë gjetur mallra për të cilat nuk janë paraqitur dokumentet përkatëse që dëshmojnë prejardhjen dhe importin e tyre të ligjshëm”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Automjeti dhe mallrat e gjetura janë sekuestruar, ndërsa rasti do të trajtohet sipas procedurave ligjore dhe administrative në fuqi.

Burimi: Insajderi