
40 euro për muaj, e 400 për krejt vitin shkollor.
Kaq para do të përfitojnë nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të cilët vijojnë mësimet në klasat e dhjeta, njëmbëdhjeta, e dymbëdhjeta në gjimnaze e shkolla profesionale publike.
Këto mjete që do të shpërndahen nga Ministria e Arsimit, parauniversitarët po thonë se u hyn fort në punë.
Se dora e shtetit duhet të jetë më prezent tek komunitetet jo shumicë po e thotë edhe drejtori i gjimnazit “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë.