
Prokuroritë në Kosovë kanë zhvilluar një sërë veprimesh gjatë 24 orëve të fundit, ku janë ngritur aktakuza për vepra të ndryshme penale, janë ndaluar dhjetëra persona dhe janë parashtruar kërkesa për caktimin e paraburgimit.
Sipas raportit 24-orësh të Prokurorit të Shtetit, të publikuar më 11 nëntor 2026, janë ngritur 27 aktakuza ndaj 29 personave, janë ndaluar 20 persona dhe janë parashtruar gjashtë kërkesa për paraburgim ndaj 11 personave.
Prishtinë
Janë ngritur katër aktakuza për kanosje, dy për sulm, një për grabitje ndaj dy personave, një për lëndim të lehtë trupor dhe një për falsifikim dokumentesh.
Janë ndaluar pesë persona: një i dyshuar për dhunim, një për dhunë në familje në Departamentin për të Mitur, dy për dhunë në familje dhe një për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor.
Prizren
Janë ngritur aktakuza për armëmbajtje pa leje, kanosje, posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe dy raste të dhunës në familje, njëri prej tyre edhe për dëmtim të pasurisë.
Janë ndaluar tre persona: një për shtrëngim, privim të kundërligjshëm të lirisë dhe lëndim të lehtë trupor, si dhe dy për dhunë në familje.
Janë parashtruar kërkesa për paraburgim ndaj gjashtë personave, për rastet e shtrëngimit, privimit të kundërligjshëm të lirisë, lëndimit të lehtë trupor dhe dhunës në familje.
Pejë
Është ngritur një aktakuzë për posedim të paautorizuar të narkotikëve.
Janë ndaluar tre persona, dy për sulm dhe një për lëndim të lehtë trupor.
Është kërkuar paraburgimi për një person të dyshuar për lëndim të lehtë trupor.
Gjilan
Janë ngritur katër aktakuza për lëndim të lehtë trupor dhe mospërfillje të gjykatës, kanosje dhe dëmtim të pasurisë, dhunë në familje dhe kanosje, si dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve.
Është ndaluar një person i dyshuar për mashtrim.
Mitrovicë
Janë ngritur katër aktakuza ndaj pesë personave: një për armëmbajtje pa leje, një për mospërfillje të gjykatës dhe dy për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Janë ndaluar tre persona, një për narkotikë, një për bashkëjetesë me personin nën 16 vjeç dhe një për kanosje dhe dhunë në familje.
Është parashtruar një kërkesë për paraburgim ndaj një personi për mospërfillje të gjykatës.
Ferizaj
Janë ngritur tri aktakuza për sulm ndaj personit zyrtar, lëndim të lehtë trupor dhe vjedhje.
Është ndaluar një person për kanosje dhe mospërfillje të gjykatës.
Gjakovë
Janë ndaluar katër persona: dy për dhunë në familje, një për lëndim të lehtë trupor dhe një për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Janë parashtruar dy kërkesa për paraburgim ndaj tre personave: dy për lëndim të lehtë trupor dhe një për dhunë në familje.
Prokuroria Speciale
Ka ngritur një aktakuzë ndaj një personi për sulm ndaj personit zyrtar dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk janë evidentuar bastisje apo sekuestrime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali