
Pas shtyrjes së mbledhjes në orën 09:00 për shkak të mungesës së kuorumit, Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka rifilluar punën në orën 12:00.
Në sallë janë parë deputetët Arjeta Fejza, Adelina Tërshani, Osman Musliu dhe Armend Baloku, të cilët munguan në orën 09:00.
Ndërkaq, e pranishme nuk është deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.
Mungesa e kuorumit në mbledhjen e mëngjesit nxiti kritika nga deputeti Eman Rrahmani, i cili tha se mungesat po e pengojnë punën parlamentare.
Komisioni është themeluar për të hetuar veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin institucional të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.
Burimi: Insajderi