Bajrami me kritika të ashpra ndaj Qeverisë për Raportin e Progresit: 960 ditë nën masa të BE-së, çfarë progresi po na flisni? Qysh po keni fytyrë me dal me fol

Bajrami me kritika të ashpra ndaj Qeverisë për Raportin e Progresit: 960 ditë nën masa të BE-së, çfarë progresi po na flisni? Qysh po keni fytyrë me dal me fol

Written by

in

Bajrami me kritika të ashpra ndaj Qeverisë për Raportin e Progresit: 960 ditë nën masa të BE-së, çfarë progresi po na flisni? Qysh po keni fytyrë me dal me fol

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti lidhur me Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian, duke vënë në pikëpyetje rezultatet e ekzekutivit në rrugën e integrimit evropian.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Bajrami iu drejtua përfaqësuesve të pushtetit, duke kritikuar përpjekjet e tyre për ta paraqitur raportin si dëshmi të progresit të qeverisjes aktuale.

Ajo rikujtoi se Kosova ka qenë për 960 ditë nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian, duke ngritur çështjen e kostos që këto masa kanë pasur për vendin.

“Për 960 ditë Kosova ka qenë nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian. A e dini se cila është kostoja e këtyre masave? Dhe sot keni fytyrë të dilni në foltore dhe të na flisni për progresin evropian të qeverisë suaj”, deklaroi Bajrami.

Deputetja e LDK-së kritikoi gjithashtu paraqitjen e raportit nga përfaqësuesit e pushtetit, duke pretenduar se dokumenti nuk evidenton përparim në asnjë fushë.

“Ky raport nuk shënon asnjë progres në asnjë fushë të vetme”, u shpreh ajo në Kuvend.

Burimi: Insajderi