Restaurime në Gjirokastër: Trashëgimia fetare, potencial turizmi (VIDEO)

Restaurime në Gjirokastër: Trashëgimia fetare, potencial turizmi (VIDEO)

Written by

in

Restaurime në Gjirokastër: Trashëgimia fetare, potencial turizmi (VIDEO)

Trashëgimia kulturore dhe fetare konsiderohet një aset i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit dhe ruajtjen e identitetit historik të Gjirokastrës.

Në rajonin jugor regjistrohet një numër i lartë kultesh fetare, me status monument kulture, të cilat datojnë shekuj më parë.

Për të mos lejuar degradimin e tyre më tej, Drejtoria e Trashëgimisë në Gjirokastër, me mbështetjen edhe të Ministrisë së Kulturës, ka nisur ndërhyrjet për restaurimin e disa objekteve të besimeve të ndryshme fetare, ndërsa ka përfunduar dhe restaurimi total i kishës së Leklit, e cila u përfshi nga flakët një vit më parë.

Gjirokastra po shënon një numër të lartë vizitorësh, të cilët janë të interesuar më tepër për turizmin fetar e kulturor.

Numri më i lartë i kulteve me status monument kulture regjistrohet përgjatë luginës së Drinos, shumica e tyre të stilit bizantin, të ndërtuara shekuj më parë.