Tahiri: Kosova nuk ka rrugë tjetër pos asaj të integrimit evropian

Tahiri: Kosova nuk ka rrugë tjetër pos asaj të integrimit evropian

Written by

in

Tahiri: Kosova nuk ka rrugë tjetër pos asaj të integrimit evropian

Deputeti i Aleancës Besnik Tahiri, ka folur për Raportin e Progresit, duke e cilësuar atë si pasqyrë të gjendjes së Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Tahiri ka thënë se raporti reflekton gjendjen reale të vendit gjatë vitit që lamë pas.

Ai ka theksuar se Kosova nuk ka rrugë tjetër, pos asaj drejt BE-së, njofton Klankosova.tv

“Nëse ka një pajtueshmëri ndërpartiake, ndëretnike në Kosovë, ajo është se Kosova nuk ka rrugë tjetër pos integrimit”, ka deklaruar Tahiri.