Nëse e shihni këtë grua, lajmëroni Policinë në 192 – kërkohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmëroni Policinë në 192 – kërkohet për vjedhje

Written by

in

Nëse e shihni këtë grua, lajmëroni Policinë në 192 – kërkohet për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje në kryeqytet, duke publikuar fotografinë e tij.

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të Prokurorisë kompetente, u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e personit të paraqitur në fotografi, t’i ndajnë ato me Policinë.

Sipas njoftimit, personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

Qytetarët që posedojnë informacione për identitetin ose vendndodhjen e tij mund të kontaktojnë Policinë në numrin 192 ose përmes emailit info@kosovopolice.com.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali