Lëndohet një 32-vjeçare nga Shkupi, tentoi të ndez zjarr me benzinë

Lëndohet një 32-vjeçare nga Shkupi, tentoi të ndez zjarr me benzinë

Written by

in

Një grua 32-vjeçare nga Shkupi pësoi djegie të rënda ndërsa po përpiqej të ndizte zjarr me benzinë në fshatin Oreshan.

Sipas informacionit nga MPB, më 10 nëntor rreth orës 20:40, policia u njoftua se gruaja ishte sjellë në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza me lëndime të rënda nga djegiet.

Policia kreu inspektimin e vendit të ngjarjes, dhe Ministria e Brendshme njoftoi se po punon për sqarimin e rastit.