“Eteri i një bunkeri”, sonte në MAT (VIDEO)

“Eteri i një bunkeri”, sonte në MAT (VIDEO)

Written by

in

“Eteri i një bunkeri”, sonte në MAT (VIDEO)

Krismat e armëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po jepnin kundërpërgjigjen e duhur kundër Serbisë.

Përveç kësaj në fund të vitit 1998 Shtabi i Përgjithshëm kishte planifikuar që ta hapte edhe radion “Kosova e Lirë”, që zëri i rezistencës e lirisë të prekte në secilin cep të vendit.

Për herë të parë në një dokumëntar vjen stafi i kësaj radioje që bëri gazetari në rrethana tejet të pazakonta.

Kush është themeluesi i kësaj radioje dhe pjesa e ekipit që e mbajti gjallë Zërin e Lirisë?

Çfarë thonë ata sot, derisa kanë dalë së bashku ppr herë të parë për të dhënë intervista nëpër zonat e Berishës ku zhvilluan aktivietin e tyre?

Ku u vendos për herë të parë radioja dhe si sulmet me raketa e detyran që të ndërronin lokacionin?

Si u hap “Bunkeri më i çuditshëm në botë” e sa funksionoi radioja në të?

Zëri i nëntokës, që ishte zë shprese, e bashkë me të edhe një histori që nuk mund të rishkruhet a përsëritet, vjen sonte në MAT një dokumentar kushtuar kësaj radioje prej së cilës edhe u dha lajmi për çlirim.

Ndiqeni, me fillim nga ora 22:10!