
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Paris me ekonomistin Philippe Aghion, i cili u nderua me Çmimin Nobel për Ekonomi në vitin 2025.
Gjatë takimit, Kurti dhe Aghion diskutuan për rritjen ekonomike në Kosovë, sektorët me potencial për zhvillim dhe rëndësinë e inovacionit.
Ky diskutim erdhi në kohën kur të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se inflacioni vjetor në vend ka arritur në 7.1 për qind gjatë tetorit 2026, duke rikthyer në vëmendje sfidat ekonomike dhe ndikimin e rritjes së çmimeve në jetën e qytetarëve.
Sipas njoftimit, vëmendje e veçantë në takim iu kushtua sektorit të teknologjisë, i cili përbën 6 për qind të Bruto Produktit Vendor (BPV) të Kosovës dhe vazhdon të shënojë rritje.
Ata diskutuan edhe për zhvillimin e inteligjencës artificiale, mbrojtjen e punëtorëve, aftësitë profesionale dhe tranzicionin energjetik.
Në takim u trajtua edhe sistemi i arsimit dual në Kosovë, i frymëzuar nga modelet e Gjermanisë dhe Zvicrës. Profesori Aghion vlerësoi pozitivisht politikën e Qeverisë për zhvillimin e këtij sistemi, i cili ndërthur arsimin profesional me përvojën praktike në vendin e punës.