Ishte suspenduar aktiviteti i saj në Kosovë për një dekadë, kush është OJQ-ja që u shpall organizatë terroriste nga Egjipti?

Ishte suspenduar aktiviteti i saj në Kosovë për një dekadë, kush është OJQ-ja që u shpall organizatë terroriste nga Egjipti?

Written by

in

Ishte suspenduar aktiviteti i saj në Kosovë për një dekadë, kush është OJQ-ja që u shpall organizatë terroriste nga Egjipti?

Një organizatë me bazë në Kosovë është përfshirë në listën e organizatave terroriste nga autoritetet egjiptiane. Bëhet fjalë për Fondacionin Kulturor për Shkencë dhe Edukim, i cili figuron në mesin e 35 organizatave dhe institucioneve islame të përfshira në këtë listë.

Vendimi është marrë nga Gjykata Penale e Kajros më 10 nëntor 2026 dhe përfshin edhe 36 individë. Përfshirja në listë është bërë për një periudhë pesëvjeçare.

Ky zhvillim rikthen në vëmendje rastin e organizatave islame që ishin suspenduar më herët nga institucionet e Kosovës, në mesin e të cilave edhe Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsimim (AKEA).

AKEA ishte regjistruar në Kosovë në vitin 2004. Më 17 shtator të 2014-ës, Ministria e Administratës Publike ia pezulloi veprimtarinë me vendimin nr. 06/270/2014, pas një kërkese nga organi kompetent i sigurisë.

Në arsyetimin e vendimit thuhej se ekzistonte dyshimi i bazuar se veprimtaria e organizatës nuk përputhej me rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.

Rasti kishte përfunduar edhe në gjykatë. Gjykata Themelore në Prishtinë, në vitin 2017, e kishte anuluar vendimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave të OJQ-ve dhe e kishte kthyer çështjen në rishqyrtim, duke vlerësuar se nuk ishin sqaruar konkretisht faktet që mbështesnin dyshimet ndaj organizatës. Gjykata Kushtetuese

AKEA ishte përmendur edhe në raportimet mediale të vitit 2014 si organizatë që dyshohej për afërsi me lëvizjen “Vëllazëria Myslimane” në Egjipt.

“Vëllazëria Myslimane” në Egjipt dhe disa vende arabe konsiderohet organizatë terroriste. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi