Kurti njofton për takimin me Sorensen: Normalizimi i raporteve me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke

Kurti njofton për takimin me Sorensen: Normalizimi i raporteve me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke

Written by

in

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në margjinat e Forumit të Paqes në Paris.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti bëri të ditur se në takim është diskutuar për stabilitetin institucional të Kosovës pas zgjedhjes së presidentes, rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe perspektivën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Ai theksoi se normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë duhet të bazohet në njohjen reciproke.

“Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që Kosova gëzon tani pas zgjedhjes së presidentes së saj, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe perspektivën për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të bazuar në njohjen reciproke”, ka shkruar Kurti.

Ky takim vjen në kuadër të diskutimeve për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/