
Marrëdhënia mes Kylian Mbappes dhe Zinedine Zidane nuk po zhvillohet ashtu siç ishte pritur në përfaqësuesen e Francës.
Sipas raportimeve të gazetës “L’Équipe”, mes përzgjedhësit dhe kapitenit francez kanë lindur disa mospajtime, kryesisht për pozitën e sulmuesit në fushë.
Problemi nisi gjatë grumbullimit të fundit, kur Zidane vendosi ta aktivizonte Mbappen në krahun e majtë, ndërsa Ousmane Dembele luante si sulmues qendror.
Ky vendim nuk i pëlqeu yllit të Real Madridit, i cili preferon të luajë në qendër të sulmit, aty ku mund t’i shfrytëzojë më mirë aftësitë e tij para portës.
Sipas mediumit francez, komunikimi mes dy protagonistëve ishte gjithashtu i kufizuar gjatë grumbullimit të kaluar.
Situata u ndikua edhe nga problemet shëndetësore të Mbappes, i cili qëndroi i izoluar në dhomën e tij në qendrën stërvitore të Clairefontaine, përpara se të kthehej në Madrid për trajtim.
Zidane dëshiron ta përmirësojë marrëdhënien me kapitenin e tij dhe tashmë ka paralajmëruar se Mbappe do të luajë në pozitën e preferuar në ndeshjet e ardhshme.
Mungesa e Dembele për shkak të lëndimit ia lehtëson këtë vendim trajnerit, por mbetet të shihet nëse situata do të ndryshojë edhe kur të gjithë sulmuesit të jenë në dispozicion.
Burimi: Insajderi