
Rreth 35 organizata dhe 36 persona janë shpallur organizata dhe individë terroristë në Egjipt, në një vendim të marrë më 10 nëntor.
Në mesin e organizatave të përfshira në këtë listë është edhe një organizatë nga Kosova, e quajtur Cultural Foundation for Science and Education.
Vendimi është marrë në kuadër të fushatës së autoriteteve egjiptiane kundër rrjeteve të Vëllazërisë Myslimane.