Musliu-Shoshi kritikon ekzekutivin: Kosova e fundit në listën e vendeve për anëtarësim në BE

Musliu-Shoshi kritikon ekzekutivin: Kosova e fundit në listën e vendeve për anëtarësim në BE

Written by

in

Musliu-Shoshi kritikon ekzekutivin: Kosova e fundit në listën e vendeve për anëtarësim në BE

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka thënë se Kosova është e fundit në listën e vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet për raportin e BE-së për Kosovën, ajo ka kritikuar ekzekutivin e vendit për ngecje në shumë fusha sa i përket procesit të integrimeve.

“Jemi shteti i vetëm që ka qenë nën sanksione nga BE-ja për më shumë se 1 vit. Janë bërë rreth 10 vjet që nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociim dhe është marrëveshja e vetme kontraktuale që Kosova e ka me BE-në dhe LVV-ja e ka kundërshtuar ashpër. Janë bërë 4 vjet që kur Kosova e ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në BE dhe ajo ka mbetur në sirtarë.”, ka thënë ajo.

Deputeja Musliu Shoshi ka shtuar se orientimi evropianë për qytetarët e shoqërinë është i qartë, por sipas saj, mbetet e paqartë ajo se çfarë po bën Qeveria në këtë drejtim. /Klankosova.tv