Kurti takohet me ambasadorin italian, flasin edhe për aktgjykimin e Hagës

Kurti takohet me ambasadorin italian, flasin edhe për aktgjykimin e Hagës

Written by

in

Aktgjykimi i 16 shtatorit në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një nga temat e takimit të kryeministrit Albin Kurti me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim u diskutua edhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe mbështetjen e Italisë në avancimin e statusit të vendit drejt kandidaturës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kurti dhe Antonini biseduan gjithashtu për përfundimin e procesit të formimit dhe funksionalizimit të institucioneve, si dhe për planet e Qeverisë për zhvillim.

Gjatë takimit, ambasadori italian e uroi Kurtin për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës.

Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe kontributin e Italisë në zhvillimin e Kosovës, si dhe në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon.

Ai po ashtu shprehu synimin për zgjerimin e bashkëpunimit me Italinë në të gjithë sektorët me interes të përbashkët, përfshirë sportin.

Burimi: Dukagjini