Nafta lirohet për katër centë, MINTI paralajmëron inspektime të vazhdueshme

Nafta lirohet për katër centë, MINTI paralajmëron inspektime të vazhdueshme

Written by

in

Nafta lirohet për katër centë, MINTI paralajmëron inspektime të vazhdueshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se çmimi mesatar i naftës në Kosovë ka rënë nga 1.83 euro në 1.79 euro për litër, gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit, çmimi mesatar i benzinës ka arritur në 1.43 euro për litër.

MINTI ka bërë të ditur se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka intensifikuar aktivitetet inspektuese në tregun e derivateve të naftës, për të përcjellë çmimet e shitjes në raport me ato të importit.

Për këtë proces, ministria ka njoftuar se pranon çdo ditë të dhëna zyrtare nga Dogana e Kosovës lidhur me çmimet e importit të derivateve.

Në njoftim thuhet se analiza e çmimeve bëhet duke marrë për bazë tri referenca kryesore: çmimin mesatar të furnizimit të ditës paraprake, çmimin mesatar të furnizimit të 10 milionë litrave të fundit të importuara dhe çmimin mesatar të shitjes në tregun vendor.

“Gjatë 24 orëve të fundit, çmimi mesatar i naftës ka shënuar rënie nga 1.83 euro në 1.79 euro për litër, ndërsa çmimi mesatar i benzinës ka arritur në 1.43 euro për litër”, thuhet në njoftimin e MINTI-t.

Ministria ka bërë të ditur se inspektimet dhe monitorimi i tregut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të mbikëqyrjes së çmimeve dhe parandalimit të devijimeve të pajustifikuara në raport me çmimet e importit.

Burimi: Insajderi