Hykmete Bajrami- Vjosa Osmanit: Turiste politike, e pa dinjitet, mos gënje

Hykmete Bajrami- Vjosa Osmanit: Turiste politike, e pa dinjitet, mos gënje

Written by

in

Hykmete Bajrami- Vjosa Osmanit: Turiste politike, e pa dinjitet, mos gënje

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kolegen e saj të grupit parlamentar, Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit aludoi se Qeveria Hoti, në të cilën Bajrami ishte ministre, ndau fonde për “bosët e bizneseve“ në vitin 2020.

Bajrami e quajti Osmanin “turiste politike pa dinjitet“, duke deklaruar se mjetet në fjalë u ndanë për pagat e punëtorëve gjatë krizës.

“Përgjigje turistëve politikë që kanë mbetur pa pushtet, pa dinjitet, e shpërndajnë mjegull: Mos gënjeni! Në debatin e sotëm u dëgjuan shumë të pavërteta, prandaj disa gjëra duhet t’i sqarojmë. Në vitin 2020, kur ekonomia ishte komplet e mbyllur për shkak të pandemisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka financuar pagat e punëtorëve të sektorit privat për një muaj, nuk ju ka dhanë para ”bosave të biznesit””. Kriteri ka qenë i qartë: punëtorët duhej të figuronin në listën e pagave të ATK-së për tre muajt paraprakë. Ka qenë një nga pakot më transparente të mbështetjes financiare që janë realizuar ndonjëherë në historinë e shtetit të Kosovës. Disa edhe mund të ma shihni për të madhe që po merrem me njerëz që sot mohojnë edhe biografitë e tyre, të cilëve u vjen turp të pranojnë se pjesë e cilave institucione dhe shumica kanë qenë dikur”, ka shkruar deputetja në llogarinë e saj në Facebook.

Tutje, Bajrami foli eshte për atë që ajo e konsideroi si standard i dyfisht.

“Për ta, e njëjta gjë është e drejtë ose e gabuar, varësisht nga karrigia ku janë ulur”, ka shtuar ajo.

Çka tha Osmani?

“Por çfarë të them unë kur kritikohemi për standarde të dyfishta e dëgjojmë nga ju standarde të dyfishta. Mbrojtje të dështimeve, arsyetim të stagnimeve e jo duke e parë veten në pasqyrë me qëllim për t’u përmirësuar. Cka thanë për humbjen e fondeve, thanë që në vitin 2020 fonde iu kanë dhënë bossave të biznesit. Po. Dhe a e dini kush ka qenë personi që e ka kritikuar më së shumti në atë kohë në këtë Parlament? E kam kritikuar unë. E çka ka ndodhur në ndërkohë është se ju veç i keni ndërruar bossat e krimit, i keni ndërruar oligarkët”.

Burimi: Insajderi