Grabitja e 115 eurove i kushton me 7 vjet burgim gjakovarit

Grabitja e 115 eurove i kushton me 7 vjet burgim gjakovarit

Written by

in

Grabitja e 115 eurove i kushton me 7 vjet burgim gjakovarit

I akuzuari me inicialet A.M. është gjetur fajtor nga Gjykata Themelore në Gjakovë për një rast grabitjeje të kryer më 1 qershor.

Sipas vendimit të shpallur nga gjykata, ndaj të pandehurit është shqiptuar dënimi me 7 vjet burgim, si dhe një gjobë në vlerë prej 500 eurosh.

“I pandehuri A.M., akuzohet se me datën 01.06.2026, rreth orës 17:50 minuta, prapa këndit të lojërave Kids Center, në rr. Ferid Domi në Gjakovë, së bashku me të miturit I.A. dhe A.A., fillimisht lënë takim me të dëmtuarin E.B., dhe pasi e takojnë në vendin e lartcekur, i pandehuri afrohet te i dëmtuari, e kap nga qafa çantën e të dëmtuarit, ku në dorë mban një thikë.

Aty fillon përleshja dhe i pandehuri, me dorezën e thikës, të cilën e kishte në dorën e djathtë, e godet të dëmtuarin në krahun e majtë disa herë, pastaj pret rripin mbajtës të çantës, duke ia marrë çantën e krahut, ngjyrë të zezë. Pasi ia merr çantën, i pandehuri e kishte hapur çantën dhe nga aty e nxjerr një portofol, nga i cili i merr 115 euro. Pastaj, pasi e kontrollon çantën, revoltohet dhe, së bashku me të miturit, përsëri e godasin me grushte të dëmtuarin në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë 30 ditësh.

Burimi: Insajderi