Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka arritur marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin, për lirimin e menjëhershëm të 300 mijë tonëve naftë dizel në tregun global. Sipas tij, 500 mijë tonë të tjerë do të lirohen në nëntor, ndërsa më pas edhe një milion tonë.
Trump pretendoi se marrëveshja do të ulë shpejt çmimet e naftës dizel në SHBA dhe në tregjet botërore.
Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kundërshtoi çdo lehtësim të sanksioneve ndaj Rusisë, duke paralajmëruar se një veprim i tillë do t’i shkonte në favor Moskës dhe do ta zgjaste luftën.
Çmimi mesatar i naftës dizel në SHBA aktualisht është 6,28 dollarë për gallon, pas rekordit prej 6,53 dollarësh në fund të shtatorit. Sipas raportimit, çmimet janë dyfishuar që nga fillimi i luftës me Iranin në shkurt, raporton BBC.
Burimi: RTKLive
