
Seancat e ardhshme ndaj Jeton Zekajt, për aktakuzën e kanosjes e cila shkoi në gjykatë tek pas vrasjes së ish-gruas së tij Arlinda Zekaj, do të mbahen pa media.
Këtë vendim e mori Gjykata Themelore në Pejë, më kërkesën e Prokurorisë së Prishtinës, ku tash trajtohen krejt rastet që lidhen me Arlindën, e cila dyshohet se u vra me sëpatë nga kuanti, Albert Sylaj, raporton Klan Kosova.
Me këtë, siç thuhet në aktvendimin e gjykatës, u pajtua edhe mbrojtësi i viktimave e edhe avokati i Jetonit. Pasi u bë me dije që në seanca do të lexohet procerverbali kur e ndjera Arlinda ishte marrë në pyetje me 10 dhe 13 korrik e poashtu ish-burri i saj, Jetoni i cili u mor në pyetje në një rast 4 ditë pas Arlindës e në tjetrën 10 ditë pas saj.
Një pjesë e këtyre, përfshirë raportet psikologjike të djalit të tyre e edhe video incizime, tashmë janë publike.
Megjithatë, krejt këto informacione e edhe mënyra se si u trajtuan ato do të shqyrtohen në Komision Parlamentar, i cili të mërkurën angazhoi tre ekspert.
Ndiqeni kronikën më poshtë për detaje: