
Një rast i rëndë në Livoç të Gjilanit tronditi sot opinionin publik në Kosovë, ku mbetën të vrarë dy persona dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Dorasi vrau gruan e tij dhe vëllain e saj, kurse i plagosur mbeti djali i xhaxhait të viktimës.
Avokatja, Liriona Morina e ftuar në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova tha se dënimet për raste të tilla janë deri në burgim të përjetshëm.
“Në rastin konkret, dënimet janë deri në dënim me burgim të përjetshëm. Mirëpo pastaj i kemi edhe, pa paragjykuar, i kemi rrethanat të cilat merren për bazë edhe, për shembull, jo për rastin konkret, mirëpo kemi edhe rrethanat që vetë dorëzohesh apo edhe këto… Pra, secili rast trajtohet specifikisht, nuk mundemi me nxjerrë një statistikë edhe me përgjithësu sepse secili rast është me specifik. Unë mendoj që problemi qëndron tek vetëdijësimi edhe tek mënyra se si trajtohen këto këto raste që nga shoqëria, që nga familja dhe pastaj edhe nga institucionet shtetërore”, tha ajo.
Për më shumë ndiqni kronikën në vazhdim: