
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar një dimër me sfida të mëdha energjetike për Kosovën, pasi, sipas saj, çmimi i rrymës ka kapur shifrën e 500 eurove për megavat-orë në fillim të nëntorit. Situatën aktuale, ajo e ka krahasuar me krizën energjetike të vitit 2021, kur çmimet e tilla ishin regjistruar në kulmin e dimrit.
Ministrja deklaroi se kjo rritje vjen si pasojë e luftës në Iran dhe bllokimit të Ngushticës së Hormuzit.
Rizvanolli ka deklaruar se edhe Kosova po përballet me sfida, sidomos për shkak të bllokut B1 të Termocentralit Kosova B, i cili është jashtë funksionit që nga 6 prilli për shkak të investimeve në elektrofiltra dhe sistemin e deazotizimit.
Si masë për përballimin e situatës, ministrja ka bërë të ditur se janë rritur kapacitetet interkonektive me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut për 350 megavat në total.
Burimi: Insajderi