Cilat profesione mund të zëvendësohen nga IA? – Nimani tregon si mund të na zëvendësojnë robotët (VIDEO)

Cilat profesione mund të zëvendësohen nga IA? - Nimani tregon si mund të na zëvendësojnë robotët (VIDEO)

Written by

in

Cilat profesione mund të zëvendësohen nga IA? - Nimani tregon si mund të na zëvendësojnë robotët (VIDEO)

Eksperti i teknologjisë, Çelik Nimani, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka diskutuar për profesionet që mund të zëvendësohen ose të reduktohen si pasojë e automatizimit dhe përdorimit të robotëve.

Nimani ka theksuar se disa sektorë tashmë po përballen me ndryshime të mëdha, veçanërisht prodhimi industrial, ku puna fizike po zëvendësohet gjithnjë e më shumë nga makineritë dhe sistemet e automatizuara.

“Ka shumë profesione që nuk janë t’u ekzistu edhe po duhet me u zëvendësu. E përmendëm prodhimin industrial për shkak se njerëzit nuk dojnë me e bo atë punë më”, ka deklaruar Nimani.

Ai ka përmendur edhe profesionin e pastruesit si një fushë ku vërehet mungesë e fuqisë punëtore dhe ku automatizimi mund të luajë rol gjithnjë e më të madh.

Sipas tij, puna e pastrimit po përballet me vështirësi në gjetjen e punëtorëve, si në nivel global, ashtu edhe në Kosovë.

“Ka profesione që janë t’u u reduktu, shembull pastrimi. Puna e pastruesit është krizë globale edhe në Kosovë. Kjo tregon që është punë që njerëzit s’po dojnë me e bo ma”, ka thënë ai.

Për më shumë: