Francë: Anëtari i Gardës së Nderit humb ndjenjat, ky është reagimi i presidentit Macron

Francë: Anëtari i Gardës së Nderit humb ndjenjat, ky është reagimi i presidentit Macron

Written by

in

Francë: Anëtari i Gardës së Nderit humb ndjenjat, ky është reagimi i presidentit Macron

Një ngjarje e papritur ka ndodhur sot gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes së presidentit të Sllovakisë, Peter Pellegrini, në Pallatin Élysée në Paris.

Një pjesëtar i Gardës së Nderit franceze ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë në sy të të pranishmëve.

Sapo ka reaguar me shpejtësi, presidenti francez Emmanuel Macron i është afruar menjëherë ushtarit për të parë nga afër gjendjen e tij dhe për t’i ofruar ndihmë, së bashku me pjesëtarët e tjerë të stafit dhe personelin e sigurisë.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme, ushtari është larguar nga vendi i ceremonisë nga ekipi mjekësor dhe i sigurisë.

Deri më tani nuk janë bërë me dije shkaqet zyrtare të alivanosjes dhe as detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali