E goditi me traktor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, prangoset i dyshuari në Viti

E goditi me traktor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, prangoset i dyshuari në Viti

Written by

in

E goditi me traktor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, prangoset i dyshuari në Viti

Një person është arrestuar në fshatin Debëlldeh të Vitisë, nën dyshimin për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Sipas raportit të Policisë, viktima mashkull kosovar ka raportuar se ishte goditur me traktor nga një person, i cili më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.