Videoja e të shtënave me armë çon Policinë te dy të rinj në Prishtinë – këta janë të dyshuarit që përfunduan nën hetime

Videoja e të shtënave me armë çon Policinë te dy të rinj në Prishtinë – këta janë të dyshuarit që përfunduan nën hetime

Written by

in

Videoja e të shtënave me armë çon Policinë te dy të rinj në Prishtinë – këta janë të dyshuarit që përfunduan nën hetime

Një video ku shihet një person duke shtënë me armë ka vënë në lëvizje hetuesit policorë në Prishtinë, të cilët kanë identifikuar dy të rinj dhe kanë sekuestruar një pistoletë me gaz. Të dy janë marrë në pyetje nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës, mëson Gazeta Sinjali.

Rasti është trajtuar të mërkurën, më 11 nëntor, pasi njësia e hetimeve ka pranuar informacione të shoqëruara me një video-incizim, ku shihej një person duke shtënë me armë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, të dyshuarit janë Blend Tahiri (22) dhe Erblin Bekteshi (26), ndërsa rasti lidhet me rrugën “Kaje Selmani” në Prishtinë.

Pas pranimit të videos, hetuesit kanë ndërmarrë veprime për identifikimin e personave të përfshirë dhe gjatë së njëjtës ditë kanë siguruar praninë e të dy të dyshuarve.

Gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një pistoletë me gaz e kalibrit 9 mm, e cila është marrë si provë materiale.

Me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, Tahiri dhe Bekteshi janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, në prani të avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Ndaj tyre është iniciuar rasti për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Pas intervistimit, të dy janë liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali