
Harry Kane do të shkruajë historinë e futbollit anglez në ndeshjen kundër Kroacisë.
Kapiteni i Anglisë pritet të regjistrojë paraqitjen e 126-të me kombëtaren, duke u bërë futbollisti me më së shumti ndeshje në historinë e saj dhe duke lënë pas Peter Shiltonin.
Sulmuesi i Bayern Munichut do të marrë një tjetër vlerësim në Wembley, ku do të prezantojë edhe Topin e Artë para tifozëve anglezë.
Kane e cilësoi rekordin e ri si një prej arritjeve më të rëndësishme të karrierës, duke theksuar se gjithçka është rezultat i përkushtimit dhe vazhdimësisë.
Me 91 gola, ai tashmë është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Anglinë.
Tani synon të bëhet futbollisti i parë që arrin kuotën e 100 realizimeve me përfaqësuesen.
Megjithatë, rekordet personale nuk janë qëllimi përfundimtar i Kane.
“Të fitoj një trofe të rëndësishëm me Anglinë është ëndrra ime më e madhe. Shpresoj të kem edhe shumë vite përpara dhe të shoh se çfarë tjetër mund të arrij”, deklaroi 33-vjeçari.
Burimi: Insajderi