Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Aleanca e mbështet ligjin, pavarësisht ndryshimeve apo variantit që mund të propozohet.
Në një prononcim për media, Haradinaj tha se aktualisht ka paqartësi lidhur me procedurën që duhet ndjekur, nëse çështja duhet të trajtohet në seancë apo të procedohet përmes Presidencës.
“Edhe tani jemi në një situatë konfuzioni lidhur me këtë çështje, nëse bëhet fjalë për procedurën në seancë apo për procedurën nga Presidenca. Prandaj, duhet të përqendrohemi te baza procedurale. Nëse konfirmohet nevoja për tërheqjen e propozimit, atëherë më pas mund të procedohet me amendamentimin e tij.
Aleanca, cilindo variant që mund të propozohet, e mbështet këtë ligj. E kemi mbështetur edhe më herët dhe do ta mbështesim edhe në vazhdim”, ka thënë Haradinaj.
Burimi: Dukagjini
