Sveçla: Për Policinë u shpenzuan 732 milionë euro në pesë vjet

Sveçla: Për Policinë u shpenzuan 732 milionë euro në pesë vjet

Written by

in

Duke folur për furnizimin me uniforma të Policisë, Sveçla ka thënë se buxheti i këtij institucioni është rritur nga 109 milionë euro, sa ishte kur e morën qeverisjen, në 176 milionë euro.

Sipas tij, vetëm gjatë pesë vjetëve të fundit, buxheti i alokuar dhe i shpenzuar për Policinë e Kosovës ka arritur në 732 milionë euro.

Sveçla ka theksuar se Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme janë përgjegjëse për sigurimin e mbështetjes financiare, ndërsa proceset e furnizimit dhe prokurimit janë përgjegjësi e strukturave përkatëse të Policisë së Kosovës.

Ai ka deklaruar se nuk ka mandat dhe të drejtë ligjore të ndërhyjë në proceset e prokurimit.

Sa i përket furnizimit me uniforma të rendit, Sveçla ka bërë me dije se, sipas raportit të pranuar nga Policia e Kosovës, procedurat për këtë furnizim janë iniciuar katër herë.

Ai ka përmendur procedurën e vitit 2021, në vlerë prej 11.3 milionë eurosh, e cila ishte anuluar nga vetë Policia, pasi ofertat e pranuara nuk i kishin plotësuar kriteret administrative.

Ndërkaq, një procedurë tjetër ishte iniciuar në vitin 2023, po ashtu në vlerë prej 11.3 milionë eurosh. Sipas Sveçlës, kjo procedurë ka zgjatur rreth tre vjet, nga inicimi deri në nënshkrimin e kontratës, për shkak të gjashtë ankesave dhe vendimeve të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Burimi: RTKLive