Tenderi për gomat, Musliu pyet Sveçlën: Qysh do t’ia dalë Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë?

Tenderi për gomat, Musliu pyet Sveçlën: Qysh do t’ia dalë Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë?

Written by

in

Tenderi për gomat, Musliu pyet Sveçlën: Qysh do t’ia dalë Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ngritur shqetësime lidhur me anulimin e tenderit të Policisë së Kosovës për furnizimin me goma dimërore.

Musliu ka vënë në pikëpyetje gatishmërinë e Policisë për përballimin e kushteve të vështira atmosferike, në rast të reshjeve të borës, nëse automjetet e saj nuk pajisen me goma dimërore.

Ajo ka theksuar se Policia e Kosovës ka obligim t’i gjobisë qytetarët që qarkullojnë në rrugë pa pajisjet e nevojshme dimërore, ndërsa ka ngritur dilemën se si do ta përmbushë këtë detyrë nëse edhe veturat policore nuk janë të pajisura me goma të tilla, njofton Klankosova.tv.

“Policia e Kosovës secilin qytetar që e takon në rrugë pa pajisje dimërore e ka obligim me i shqiptu gjobë. Qysh do t’ia dalin Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë? Qysh kanë me arritë ata deri te një thirrje e qytetarëve për ndërhyrje të policisë?”, ka deklaruar Musliu.

Këto pyetje, deputetja e PDK-së ia ka drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në Kuvend.