Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Debëlldeh të Vitisë për vrasje në tentativë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 17:00.
“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte goditur me traktor dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.
Viktima është dërguar në tretman mjekësor.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/