Përleshje mes ‘Kobrës’ dhe ‘Italianit’ në Burgun e Sigurisë së Lartë

Përleshje mes ‘Kobrës’ dhe ‘Italianit’ në Burgun e Sigurisë së Lartë

Written by

in

Përleshje mes ‘Kobrës’ dhe ‘Italianit’ në Burgun e Sigurisë së Lartë

Dibran Hoxhës i njohur me nofkën “Kobra” dhe Andi Pajazitit i njohur si “Italiani”, janë përfshirë në një përleshje fizike në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Incidenti ka ndodhur më 7 nëntor dhe të dy të burgosurit kanë marrë trajtim nga ekipi mjekësor brenda burgut.

Kjo është konfirmuar edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës konfirmon se më 07.11.2026, në Burgun e Sigurisë së Lartë, ka ndodhur një incident në mes të dy të dënuarve.  Pas incidentit, të dy të dënuarit janë trajtuar nga stafi shëndetësor i burgut, në përputhje me procedurat standarde që zbatohen në raste të tilla. Ndaj të dënuarve janë ndërmarrë masa disiplinore, ndërsa rasti është duke u hetuar edhe nga Policia e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e ShKK-së për ‘Betimi për Drejtësi’.

Hoxha është në vuajtje të dënimit prej 24 vitesh, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në lokalin e tij, “Kobra City”, më 3 janar të vitit 2023.

Ndërsa Pajaziti, më 31 janar 2025 ishte liruar nga akuza për vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore për rastin në lokalin “Bon Vivant”, por ishte dënuar me 2 vjet burg për armëmbajtje pa leje.