Ferizaj: Arrestohet i dyshuari pasi demoloi shtëpinë, dyshohet për probleme të shëndetit mendor

Ferizaj: Arrestohet i dyshuari pasi demoloi shtëpinë, dyshohet për probleme të shëndetit mendor

Written by

in

Ferizaj: Arrestohet i dyshuari pasi demoloi shtëpinë, dyshohet për probleme të shëndetit mendor

Policia ka arrestuar një person në Ferizaj, i dyshuar se kishte demoluar gjësendet brenda shtëpisë.

Sipas raportit policor, familjarët kanë deklaruar se i dyshuari ka probleme të shëndetit mendor dhe se prej një kohe e ka ndërprerë terapinë neuropsikiatrike, raporton Klankosova.tv.

Po ashtu, sipas tyre, ai shpeshherë ka shfaqur sjellje agresive, duke shkaktuar probleme në ambientin familjar.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv