Shoqata Humanitare “Bereqeti”, dega në Prishtinë, ka shpërndarë 50 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në gjendje të rëndë sociale.
Lajmi është bërë i ditur nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë, sipas të cilit përfituese të kësaj ndihme ishin familjet me fëmijë jetimë dhe familjet që përballen me vështirësi të mëdha ekonomike.
Kjo nismë është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme humanitare të shoqatës, me synim mbështetjen e kategorive më të ndjeshme të shoqërisë dhe lehtësimin e gjendjes së tyre ekonomike.
Shoqata “Bereqeti” ka falënderuar të gjithë donatorët për mbështetjen e vazhdueshme, duke ftuar qytetarët që të kontribuojnë edhe më tej në këto aktivitete humanitare. /Telegrafi/