Dyshohet se ndihmoi në tjetërsimin e pronës publike përmes dokumenteve të falsifikuara, kërkohet 30 ditë paraburgim për zyrtarin në Prishtinë

Dyshohet se ndihmoi në tjetërsimin e pronës publike përmes dokumenteve të falsifikuara, kërkohet 30 ditë paraburgim për zyrtarin në Prishtinë

Written by

in

Dyshohet se ndihmoi në tjetërsimin e pronës publike përmes dokumenteve të falsifikuara, kërkohet 30 ditë paraburgim për zyrtarin në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet M.B., i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në një rast që lidhet me tjetërsimin e pronës publike përmes dokumenteve të falsifikuara.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari ishte përgjegjës për arkivin në Depon e Arkivit Ndërkomunal të Prishtinës dhe dyshohet se gjatë vitit 2023 ka tejkaluar kompetencat dhe nuk ka përmbushur detyrat zyrtare në verifikimin e autenticitetit të dokumentacionit arkivor.

Prokuroria dyshon se ai ka ndihmuar një person tjetër, me inicialet N.J., i cili aktualisht gjendet në arrati, në përdorimin e dokumenteve publike të falsifikuara, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të të drejtave pronësore.

Përmes këtyre veprimeve, dyshohet se prona publike është kaluar në mënyrë të kundërligjshme në emër dhe posedim të personit N.J.

Në kuadër të hetimeve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të 48 parcelave pronësore, vlera e përgjithshme e të cilave dyshohet se arrin në miliona euro.

Kërkesa për paraburgim i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë në koordinim me Policinë e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali