Manchester United ka arritur marrëveshje në parim me Mauricio Pochettinon për ta emëruar atë trajner të ri të skuadrës, raportojnë gazetarët e Sky Sports, Danyal Khan dhe Dharmesh Sheth.
Trajneri argjentinas pritet të pasojë Michael Carrickun, i cili u shkarkua zyrtarisht të enjten në mëngjes.
Megjithatë, drejtuesit e klubit anglez janë ende në negociata me Federatën e Futbollit të SHBA-së, ku Pochettino aktualisht është i angazhuar si përzgjedhës i Kombëtares.
Sipas raportimeve, 54-vjeçari pritet t’i drejtojë SHBA-të në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Haitit, në shtëpi dhe në udhëtim.
Pas përfundimit të këtyre takimeve, ai do të udhëtojë drejt Manchesterit, ku pritet të marrë drejtimin e stërvitjeve të “Djajve të Kuq” nga mesi i javës së ardhshme.
Ndërkohë, SHBA-ja po ëndërron ta zëvendësojë Pochettinon me ish-trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola./Telegrafi/