Oda e Veterinerëve e Kosovës merr mbështetjen për anëtarësim vëzhgues në UEVP

Oda e Veterinerëve e Kosovës merr mbështetjen për anëtarësim vëzhgues në UEVP

Written by

in

Kërkesa e Kosovës u prezantua në Asamblenë e Përgjithshme të UEVP-së, ku në emër të OVK-së foli drejtoresha për Marrëdhënie me Jashtë, Gloria Hylviu, në emër të kryetarit Hasan Limani.

Gjatë prezantimit, Hylviu paraqiti historikun institucional të Odës, aktivitetet e saj dhe vizionin për të ardhmen, duke theksuar synimin për përafrimin me standardet evropiane dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mjekësisë veterinare.

Ajo veçoi edhe anëtarësimin e OVK-së në Asociacionin Botëror të Veterinarisë në vitin 2024, si dhe bashkëpunimin rajonal me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për edukimin e vazhdueshëm profesional të veterinerëve.

Pas debatit ndërmjet përfaqësuesve të organizatave anëtare, kërkesa e Kosovës mori mbështetjen e të gjithë anëtarëve në votim.

Sipas njoftimit të OVK-së, delegacioni i Serbisë votoi kundër, duke paraqitur argumente politike, ndonëse çështja kishte të bënte me përfaqësimin profesional në fushën e mjekësisë veterinare.

Burimi: RTKLive