
Debatet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 po bëhen gjithnjë e më të tensionuara. Këtë herë, në qendër të vëmendjes janë dy reperët, Nichi dhe Fuego, të cilët janë përfshirë në një debat të ashpër.
Përplasja mes tyre lidhet edhe me raportet me një menaxher, me të cilin të dy kanë bashkëpunuar në periudha të ndryshme. Nichi ka punuar me të në të kaluarën, ndërsa Fuego bashkëpunon aktualisht.
Gjatë debatit, Fuego pretendoi se Nichi ka pakënaqësi ndaj menaxherit të tij dhe se, sipas tij, çdo veprim i tij po interpretohet si i qëllimshëm.
“Ky ka mllef me menaxherin tem dhe menon që çdo sen e kom me tendencë. Unë si kom ardhë kam pasë respekt për ty”, u shpreh Fuego.
Nga ana tjetër, Nichi iu kundërpërgjigj duke i thënë se Fuego kishte hyrë në shtëpi me një energji krejtësisht tjetër.
“Ti me energji tjetër m’ke ardhë këtu”, deklaroi Nichi.
Për më shumë: