Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar edhe një seancë tjetër stërvitore para përballjes me Izraelin.
Stërvitjet kanë vazhduar me intesitet të lartë, me Franco Fodan që është fokusuar në aspektin taktik dhe organizimin e lojës.
Ndërkohë, fatkeqësisht ka munguar anësori i Amedsporit Ermal Krasniqi, i cili ka ndjerë shqetësime muskulore.
“Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot një tjetër seancë intensive stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Izraelit.
Përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar punën me futbollistët, duke u fokusuar në aspektet taktike, organizimin e lojës dhe detajet që synojnë ta përgatisin sa më mirë ekipin për sfidën e ardhshme.
Për shkak të shqetësimeve muskulore, në stërvitjen e sotme mungoi Ermal Krasniqi, i cili është nën përkujdesjen e stafit mjekësor të Kombëtares. Pas ekzaminimeve mjekësore do të bëhet i ditur vlerësimi për gjendjen e tij”, raporton FFK.
Ndërkohë, sfida mes Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet të shtunën nga ora 15:00 në Prishtinë./Telegrafi/