Takimi u zhvillua në selinë e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë, ku u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit u rikonfirmua rëndësia e bashkëpunimit dhe dialogut të vazhdueshëm.
Gjeneralmajor Vergori shprehu mirënjohjen për angazhimin e vazhdueshëm të Zvicrës dhe kontributin e saj në misionin e KFOR-it.
Burimi: RTKLive
