Futbollisti Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën

Futbollisti Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën

Written by

in

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ka njoftuar se futbollistin e ka pritur sonte në aeroportin “Adem Jashari”.

Dalipi, me origjinë nga Lugina e Preshevës, po kalon një sezon të mirë te skuadra e Vaduzit, ku është i huazuar nga Young Boys.

Ademi e ka vlerësuar vendimin e mesfushorit për t’iu bashkuar Kosovës, duke e cilësuar si një vlerë të shtuar për të ardhmen e përfaqësueses dardane.

“Është ndjenjë e veçantë kur futbollistë të talentuar, që kanë perspektivë të madhe, zgjedhin t’i besojnë projektit tonë dhe të veshin fanellën dardane”, ka shkruar Ademi.

Ai gjithashtu ka falënderuar prindërit e futbollistit për edukimin e tij dhe për ruajtjen e lidhjes me rrënjët dhe Kosovën.

Dalipi pritet të jetë një tjetër alternativë për përfaqësuesen e Kosovës në repartin e mesfushës.

Burimi: RTKLive