Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Finlandës.
“Kuq e Zinjtë” dominuan plotësisht për të arkëtuar pikët e plota falë një triumfi 2-0.
Kristjan Asllani është vlerësuar si lojtari i ndeshjes nga “Sofascore”, që e vlerësuan me notën 8.1, ndërsa pas tyre Ernest Muçi e Elseid Hysaj me 7.9.
Ndërkohë, te Finlanda dëshpëroi Tenho, i cili faktikisht edhe mori karton të kuq, për t’u vlerësuar me 5.9.
Notat e lojtarëve:
Ndërkohë, Shqipëria në përballjen e radhës do të luajë ndaj Bjellorusisë, ku ka nevojë për së paku një pikë që të promovohet në Ligën B./Telegrafi/