Moti në Shqipëri, reshje shiu e shtrëngata

Moti në Shqipëri, reshje shiu e shtrëngata

Written by

in

Shqipëria të premten pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët, në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 10m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 25m/s

Valëzimi në dete me forcë 4-6 ballë.