Kuvendi vazhdon seancën, në rend dite rishqyrtimi i Ligjit për Specialen

Kuvendi vazhdon seancën, në rend dite rishqyrtimi i Ligjit për Specialen

Written by

in

Kuvendi vazhdon seancën, në rend dite rishqyrtimi i Ligjit për Specialen

Kuvendi i Kosovës do ta vazhdojë seancën plenare, e cila ishte ndërprerë një ditë më parë për shkak të mungesës së kuorumit pas pauzës.

Në rendin e ditës është edhe rishqyrtimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përfshirja e kësaj pike në rend dite u miratua pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së.

Ligji është kthyer për rishqyrtim nga presidentja Justina Shiroka-Pula, ndërsa Komisioni për Legjislacion ka njoftuar se për miratimin e tij pa ndryshime nevojiten 61 vota.

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, u ka bërë thirrje deputetëve që ta miratojnë ligjin në formën e kthyer nga presidentja dhe më pas të nisin një procedurë të re për ndryshimin e tij.

Gjatë seancës së të enjtes, Çitaku është zotuar se PDK-ja do ta paraqesë nismën e re ligjore të hënën, më 16 nëntor.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar të enjten lidhur me Ligjin për Specialen.

Në një reagim, BE-ja në Kosovë është shprehur e shqetësuar me njoftimin lidhur me votimin e mundshëm nesër në Kuvendin e Kosovës të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ndërkaq, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka shprehur frikën se amendamentet e propozuara për Ligjin e Speciales nuk do t’u shërbejnë interesave të Kosovës.