
Një konflikt mes babait dhe vajzës së tij në një familje në Kamenicë ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë. Babai dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës përmes fyerjeve, ndërsa pas denoncimit është ndaluar për 48 orë dhe vajza është vendosur në strehimore, mëson Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 17:30, në fshatin Grizimë të Kamenicës.
Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari S.D. 45 vjeçar është përfshirë në një konflikt verbal me vajzën e tij, A.D. 18 vjeçare, brenda shtëpisë së tyre.
Gjatë përplasjes, babai, i cili dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit, ka eskaluar situatën duke e fyer vajzën me fjalë ofenduese.
Pas ndërhyrjes së Policisë dhe njoftimit të Prokurorisë së Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhuna në familje”.
Me vendim të Prokurorisë, ndaj 45-vjeçarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ndërkohë, vajza është dërguar në një strehimore për t’i ofruar mbrojtje dhe siguri.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali