
Një rast i dyshuar i falsifikimit të dokumenteve është raportuar në pikën kufitare në Bërnjak.
Policia njofton se gjatë kontrollit të një veture me targa vendore, të cilën po e drejtonte një shtetas kosovar, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente të ndryshme.
Dokumentet dyshohet se i përkasin strukturave paralele serbe, transmeton Klankosova.tv.
Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.