Hoti reagon pas deklaratave të Osmanit: Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë

Hoti reagon pas deklaratave të Osmanit: Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë

Written by

in

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të deputetes Vjosa Osmani, e cila ka kritikuar disa deputetë të kësaj partie, duke i akuzuar se i shërbejnë SHIK-ut për ta dëmtuar LDK-në.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti e ka cilësuar “turizmin politik” si aktivitet joetik, duke kritikuar personat që, sipas tij, kërkojnë oferta politike jashtë subjektit të tyre.

“Turizmi politik është aktivitet joetik në politikë. Koha po i sqaron të gjitha.

Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë, i frustruar, i nervozuar, deri sa të gjen ofertë turistike politike radhës.

Matrapazët politikë edhe mund ta gjejnë ndonjë ofertë. Por shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit, që të shfrytëzon për interesa të veta.

Sërish, koha po i nxjerr në ndritë të gjitha të vërtetat”, ka shkruar Hoti.

Edhe pse nuk e ka përmendur drejtpërdrejt Osmanin, reagimi i tij vjen pas kritikave të kësaj të fundit ndaj disa deputetëve të LDK-së, të cilët nuk e kishin mbështetur kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.

Në mesin e deputetëve të cilëve Osmani u është referuar janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Arben Gashi, Janina Ymeri dhe Armend Zemaj.

Mbrëmë në Kanal 10, Osmani ka deklaruar se këta deputetë i shërbejnë SHIK-ut për ta dëmtuar LDK-në.

Burimi: Dukagjini